Milan dhe Inter janë të vendosur për të luajtur në një stadium të ri, prandaj po vlerësojnë aspektet teknike dhe financiare, duke marrë në konsideratë hipotezat që kanë të bëjnë me blerjen e “San Siro”-s apo të drejtat sipërfaqësore të stadiumit dhe zonave përkatëse.
Lajmi ëhstë bërë i ditur nga zyrtarë brenda Bashkisë së Milanos, të cilët thonë se një ditë më parë kryebashkiaku, Xhuzepe Sala, ka marrë një komunikim nga ekipet në lidhje me stadiumin.
Një takim në mes të administratës komunale dhe ekipeve është caktuar për javën e dytë të shtatorit dhe mund t’i japë fund ngërçit mes klubeve milanezë dhe Bashkisë në lidhje me synimin për të pasur impiante private.