Të shtëna me armë gjatë një feste në Kosovë.
Siç raportojnë mediat kosovare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Morina” në Prizren.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar dhe të njëjtit i është sekuestruar arma ilegale.
Sipas mediave në Kosovë, personi i arrestuar është S.B. rreth 39-vjeçar.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas marrjes në pyetje është ndaluar me afat 48 orësh.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ndaj tij dhe brenda afatit ligjor do të dorëzohet kallëzimi penal.