Ushtria izraelite tha këtë mbrëmje se kishte neutralizuar “të paktën 19 terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik” në sulmin e saj ajror vdekjeprurës në një shkollë në Gaza që shkaktoi zemërim ndërkombëtar.
“Pas një hetimi të inteligjencës, ne mund të konfirmojmë se të paktën 19 terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik janë vrarë”, tha ushtria në një deklaratë, duke publikuar emrat dhe fotot e luftëtarëve të vdekur.
Lexo edhe :
Related Posts
Today, the IDF and ISA struck terrorists operating in a Hamas command and control center, which was embedded inside a mosque in the Al-Taba’een school compound. Following an intelligence investigation, it can be confirmed at this time that at least 19 Hamas and Islamic Jihad… pic.twitter.com/97fw1Q9cHy
— Israel Defense Forces (@IDF) August 10, 2024
“Terroristët po vepronin me qëllimin për të kryer sulme kundër ushtarëve izraelitë nga brenda kompleksit”, thuhej në deklaratë.
Ushtria izraelite deklaroi gjithashtu se bastisja u krye “me përdorimin e tre municioneve precize” dhe se “zona ku ndodheshin terroristët nuk pësoi dëme të konsiderueshme”.
Sipas Mbrojtjes Civile të enklavës Palestineze, 93 palestinezë u vranë gjatë sulmit./vizionplus.tv