Autoritetet braziliane kanë gjetur kutinë e zezë të avionit Voepass ATR-72 që u rrëzua duke lënë pas 62 viktima.
Sipas faqes së internetit FlightRadar24, për zonën ku avioni me dy motorë po fluturonte me 58 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 4 personash, ishte lëshuar një paralajmërim për një “mundësi të madhe për ngrirje” në një lartësi midis 12,000 dhe 21,000 këmbë, duke shtuar se avioni ishte në 17,000 këmbë pak para rrëzimit të tij.
Lexo edhe :
Related Posts
Ky paralajmërim, siç shpjegohet në një artikull nga Sky Neës, ka të bëjë me pikat e ujit që ngrijnë dhe grumbullohen në krahë dhe helikë, duke shkaktuar probleme me performancën e avionit duke reduktuar shtytjen dhe/ose ngritjen dhe duke rritur fërkimin.
Drejtori i shërbimeve të aviacionit u tha gazetarëve se megjithëse kishte parashikime për akull, ai ishte brenda kufijve të pranueshëm për këtë lloj avioni. Sipas kreut të komisionit të hetimit të aksidenteve ajrore të Brazilit, avioni që u rrëzua “është i certifikuar në disa vende për të fluturuar në kushte akulli, në disa prej të cilave ndikimi i ngrirjes është më i rëndë”. /vizionplus.tv