Sportingu i Lisbonës e nisi mjaft mirë mbrojtjen e titullit kampion në kampionatin portugez. Kryeqytetasit mundën lehtë 3 me 1 në nisje të sezonit Rio Aven, ekip që iu nënshtrua dominimit absolut të vendasve.
Ishte në fakt dueli i parë i sezonit të ri në premiera ligë, përballje e cila u transmetua në Tring, platformë që do të vazhdojë të pasqyrojë duelet më të mira javë pas jave të këtij kampionati, ku rivaliteti për titull në këtë sezon mes Sportingut, Benfikes dhe Portos do të jetë shumë i madh.
Në Zhose Alvalade, skuadra e Ruben Amorim i tregoi menjëherë qëllimet e veta ku pas ngacmimeve të para, arriti të kalojë në avantazh në minutën e 6 teksa pas një aksioni të bukur Gykeres shërbeu për Pedro Goncales që nuk e pati të vështirë të shënonte. Sportingu vijoi të sulmonte me intensitet të lartë, duke humbur disa mundësi shënimi.
Dyfishimi sidoqoftë do të vinte në të 26. Ishte një gafë e portierit mik Xhonatan që e dorëzoi topin te Pedro Goncalves, ekzekutimi i të cilit ishte perfekt. Në pjesën e dytë pati kohë edhe për gëzimin personal të bomberit të kampioneve, Gykeres. Vetëm në minutën e fundit goli i nderit i miqve me Klejton, në të vetmen tentativë drejt portës vendasve. /vizionplus.tv