Një avion me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua të premten në shtetin brazilian të Sao Paulos.
Sipas mediave të huaja, presidenti Luiz Inácio Lula da Silva tha që të gjithë të ngriheshin në këmbë dhe të mbanin një minutë heshtje. Ai deklaroi se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi në bord kishin vdekur, pa dhënë detaje se si ishte marrë ai informacion.
Lexo edhe :
Related Posts
Zjarrfikësit, policia ushtarake dhe autoriteti i mbrojtjes civile dërguan ekipe në vendin e përplasjes në Vinhedo. Autoritetet mbyllën hyrjen në zonën e banimit ku avioni u rrëzua. /vizionplus.tv