Zelimkan Abakarov kaloi më sukses provën e parë në mundje duke fituar me përmbysje në raundin e 1/8 në lojërat olimpike kundër rivalit afrikan Iuna Fafe.
Atleti që përfaqëson Shqipërinë e nisi keq përmballjen që i takonte peshës deri në 57 kg në stilin e lirë. Ai u gjend në disavantazh 6 me 1 kundër kundërshtarit të tij nga Guinea Bisau që është në fakt kampion i Afrikës, sportist i nivelit shumë të lartë.
Lexo edhe :
Related Posts
Mirëpo Abakarov bëri një përmbysje të shkëlqyer duke e mbyllur përballjen me rezultatin 7 me 6. Ky rezultat e dergoi mundësin e Shqiperisë në fazën cerekfinale, duke u afruar gjithnje e më shumë me endrrën e madhe për t’i dhënë kuqezinjve medalje në olimpiadë.
Veç Abakarov, në mundje për Shqiperinë do të garojnë edhe Chermen Valiev ditën e premte dhe Islam Dudaev ditën e shtunë, si edhe ata sportistë me objektiva për të qënë në zonën e medaljeve./vizionplus.tv