Kamala Harris dhe Donald Trump më në fund kanë rënë dakord të marrin pjesë në një debat në ABC më 10 shtator.
“ABC News do të presë kandidatët e kualifikuar presidencialë për debat më 10 shtator në ABC. Zëvendëspresidentja Harris dhe ish-presidenti Trump kanë konfirmuar të dy se do të marrin pjesë në debatin e ABC-së”, tha rrjeti në një deklaratë.
Në një intervistë nga resorti i tij Mar-a-Lago në Florida, Donald Trump tha se ishte duke pritur për të debatuar me Zëvendës Presidenten Harris dhe kishte rënë dakord për takime me Fox News, ABC dhe NBC.
Një këshilltar i Trump dhe një burim i ABC i njohur me këtë çështje thanë se ai kishte rënë dakord për datat e mëposhtme me rrjetet: 4 shtator me Fox News, 10 shtator me ABC dhe 25 shtator me NBC. /vizionplus.tv