Policia italiane ka vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar, të cilit gjatë kontrollit në makinë iu gjet kokainë me peshë 16 kilogram.
Mediat e huaja raportojnë se policët kanë parë shenja nervozizmi te shqiptari në momentin që i ndaluan makinë, dhe kjo ishte arsyeja që i shtyua ata të bënin një kontroll të imtësishëm në mjet.
Ndaj shqiptarit rëndon akuza për veprën penale “Posedimi i lëndëve narkotike me qëllim shitjen”. 29-vjeçari aktualisht ndodhet burgun Perugia-Capanne, në pritje të seancës së vlefshmërisë.