Greqi – Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Patra – Pirgos, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Si pasojë një 45-vjeçar, i cili ishte nisur nga Pirgos për në Amaliada ka humbur jetën. Ai ishte duke drejtuar një BMW Z4 , kur humbi kontrollin e mjetit dhe pas disa metrash goditi dy shtylla ndriçimi.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia dhe ndihma e shpejtë, por 45-vjeçari kishte humbur jetën.
Sipas medieve greke Giannis Sassalos ishte përfshirë më parë në dy aksidente të rënda trafiku, ndërsa raportohet se ai nuk kishte marrë asnjëherë patentë shoferi.
45-vjeçari ishte “fans” i shpejtësisë dhe mori pjesë me sukses në garat me makina dhe me motor.