Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimin për veprimet e njëanshme të Kosovës. Zëdhënësi i DASH, Matthew Miller, ka theksuar se Prishtina po vë në rrezik mundësitë e Uashingtonit për ta ndihmuar.
“Ne besojmë se vënë në rrezik mundësitë që ne kemi ndihmuar që Kosova të krijojë. Nëse e shikoni që nga pavarësia e Kosovës, SHBA-ja fuqishëm ka mbështetur integrimin e tyre të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multientike, por për të realizuar këtë vizion që ne ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me udhëheqësit e njëpasnjëshëm të Kosovës në masat për të fuqizuar paqen dhe prosperitetin në vend, duke avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, tha Miller.
Miller i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të kthehet “në angazhimin e ngushtë dhe konstruktiv” me partnerët ndërkombëtarë.
“Ajo që ne do ta inkurajonim Qeverinë e Kosovës që të bëjë është që t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-në, me NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë . Dhe ne e kemi bërë këtë të qartë, siç po e bëj të qartë publikisht, ne ia kemi bërë të qartë këtë privatisht edhe qeverisë”, deklaroi Miller.
Pak ditë më parë Kosova mbylli nëntë objekte të postës së Serbisë të pa licencuara në veri të vendit,vendim që u kritikua nga perëndimi./vizionplus.tv