Tre koncerte të këngëtares Taylor Swift u anuluan pas dyshimeve për një sulm në Vjenë. Ato do të mbaheshin për tre ditë me radhë nga e enjtja në të shtunë në stadiumin “Ernt Happel”.
Anulimi pasoi njoftimet se dy ekstremistë të dyshuar u arrestuan në Austri, njëri prej të cilëve duket se po planifikonte sulmin.
Lexo edhe :
Related Posts
Drejtori i sigurisë publike në ministrinë e Brendshme të Austrisë Franz Ruf tha se i dyshuari kryesor një 19-vjeçar, i cili u prangos në jug të Vjenës ishte betuar për besnikëri ndaj grupit Shteti Islamik. Ai theksoi se lëndë kimike janë gjetur dhe janë duke u ekzaminuar.
Kancelari austriak Karl Nehammer, tha në një postim në rrjetin social X se “anulimi i koncerteve të këngëtares Taylor Swift nga organizatorët është një zhgënjim i hidhur për të gjithë adhuruesit e saj në Austri, por se duhej të merreshin masa para se te kthehej në një tragjedi.
“Situata rreth sulmit terrorist të planifikuar në dukje në Vjenë ishte shumë e rëndë. Falë bashkëpunimit intensiv mes policisë sonë me shërbimet e huaja, kërcënimi u identifikua herët, u luftua dhe u parandalua një tragjedi.”
Sipas Gazetës austriake Kronen Zeitung dyshohet se19-vjeçari është me origjinë nga Maqedonia e Veriut.