Një nga personazhet që i ktheu të gjitha sytë e skenës sportive botërore në Lojërat Olimpike do të ketë mundësinë të pretendojë medaljen e artë në garën e saj.
Bëhet fjalë për Imani Kelif, boksierja nga Algjeria, e cila u akuzua si transgjinore fillimisht dhe më pas për nivelet e larta të testosteronit, me pretendimet se garon ilegalisht në kategorinë e femrave.
Atletja 25-vjeçare mundi me pikë boksieren tajlandeze, Yanjaem Suvanapeng, duke u kualifikuar në finale, ku do të ketë shansin të fitojë medaljen e parë të artë olimpike dhe të dytën për vendin e saj në Paris.
Në fakt, në finalen e madhe ajo do të përballet me kinezen Liu Yang, e cila gjithashtu është akuzuar se është transgjinore dhe ka nivele të testosteronit mbi kufirin e femrave./vizionplus.tv