Egnatia ka bërë “Bigno” me Hamzat Ojherdian, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë për Lensin në kampionatin francez.
Nigeriani i cili luajti për rrogozhinasit gjatë sezonit 2021-2022 është shitur nga skuadra e Debrecenit në Hungari ku luajti seoznin e fundit për 1.8 milionë euro te Lens.
Por 250 mijë euro shikuan në arkat e Egnatias, pasi rrogozhinasit kishin mbajtur 15% të kartonit.
“Bingo” për Egnatian në këtë merkato vere. Ish-mesfushori, Hamzat Ojerdiran, i cili në vitin 2022 u aktivizua 10 ndeshje me fanellën rrogozhinase, ditën e sotme u transferua te skuadra franceze e Lens, nga Debreçeni për 1.8 milionë euro.
Edhe pse shumëkush mund ta kishte harruar mesfushorin 20-vjeçar, ai arriti të shndërrohej në një “xhevahir” të vërtetë, duke bërë kështu një hap të madh në karrierë.