Tom Craig, sportisti që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike është arrestuar të martën mbrëma.
Sipas mediave të huaja, lojtari i hokeit dyshohet se ishte kapur duke u përpjekur të blinte kokainë në Paris dhe më pas ishte dërguar në paraburgim.
Lajmin e ka konfirmuar Komiteti Olimpik Australian.
“Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se një anëtar i ekipit australian të hokejve është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende, AOC po vazhdon të bëjë hetime”, thuhej në deklaratë.
Craig është një lojtar veteran hokeit i cili numëron 101 paraqitje për kombëtaren e Australisë gjatë një karriere 10-vjeçare. /vizionplus.tv