Historikisht çmimi më i lartë i blerjes për kultivuesit e rrushit. Çmimi prodhues për një kilogram rrush të verës për dy llojet më shumë të përfaqësuara për vitin 2024, “vranec” dhe “smedervka”, është rritur për 25 për qind në bazë të Ligjit për verën, njoftoi kryeministri Hristian Mickoski në Fejsbuk.
Thekson se çmimi prodhues për një kilogram rrush “vranec”, i rritur për 25 për qind, do të jetë 20,8 denarë për një kilogram, përderisa çmimi prodhues për një kilogram rrush “smederevka”, i rritur për 25 për qind, do të jetë 18,3 denarë për një kilogram.
“Për krahasim, vitin e kaluar kilogrami i rrushit ‘smederevka’ është blerë me çmim prej 15 denarë, që do të thotë se këtë vit kemi një rritje prej 3,3 denarë, ose 22 për qind. Përderisa në vitin 2023 kilogrami i rrushit ‘vranec’ është blerë me çmim prej 18 denarë, në vitin 2024 kemi rritje prej 2,8 denarë, gjegjësisht 15,5 për qind. I gjithë procesi i blerjes do të ndiqet nga inspektorati i bujqësisë, i cili do të vendosë inspektorë në çdo blerje për të monitoruar procesin”, njofton kryeministri në profilin e tij në Fejsbuk.
Shton edhe se me ribalancin janë ndarë një miliardë e 250 milionë denarë për pagesë të borxheve të mbetura ndaj bujqve të cilët Qeveria e kaluar nuk i ka paguar.
“Edhe 350 milionë denarë për SHA Ujësjellësi dhe Pyjet Kombëtare ku disa muaj nuk janë paguar pagat”, njoftoi Mickoski në Fejsbuk, duke shtuar se prioritet qeveritar është lufta për standardin e bujqve.