Një video në Tik Tok është bërë shkak i një ngjarje të rëndë në Kosovë, ku viktimë ka mbetur një 57-vjeçar i identifikuar si Agim Xani, ndërsa ka mbetur i plagosur djali i tij 15-vjeç.
Autorë të kësaj ngjarje janë babë e bir, tashmë të arrestuar nga policia. Skender Krasniqi dhe djali i tij goditën me thikë Xanin dhe 15-vjeçarin.
Lexo edhe :
Related Posts
Po sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, Skender Krasniqi më herët kishte sulmuar edhe drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat Tërpeza.
Rasti i rëndë u konfirmua më herët edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, tha Ahmeti./vizionplus.tv