Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Santorini, Greqi.
Sipas mediave greke, një 40-vjeçar ka dhunuar partneren e tij shtatzënë duke e goditur në bark. Ngjarja ka ndodhur në dhomën e hotelit në Santorini, ku çifti italian kishin zgjedhur të kalonin pushimet.
26-vjeçarja është transferuar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Karpathos.
Bëhet me dije se e reja është 22 javëshe shtatzënë dhe pasi iu nënshtrua analizave të nevojshme, rezultoi se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.
26-vjeçarja ka ngritur padi kundër partnerit 40-vjeçar, ku ajo e akuzon se e ka shtyrë gjatë një debati, duke e bërë atë të rrëzohet në divan dhe t’a godasë në bark.
Ndaj 40-vjeçarit është ngritur një akuzë për dhunë në familje. /vizionplus.tv