Orges Shehu nuk do të jetë më trajneri i Partizanit, ka qenë vetë klubi i kuq që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur lajmin.
Shehi i cili drejtoi Partizanin për 27 ndeshje duke e shpallur kampion, nuk do të jetë më në krye të skuadrës pas paraqitjeve zhgënjeyese në kupat e eruopës.
Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik.
Njoftimi:
Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.
Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik.