Notari britanik Adam Peaty është shprehur i pakënaqur nga kushtet e Lojërave Olimpike në Paris.
Sportisi ka thënë se në ushqimet që ju janë servirur ka gjetur krimba.
Lexo edhe :
Related Posts
“Mendoj se mungon mishi në vaktet që na servirin. Duhet të konsumojmë shumë proteina pasi jemi sportistë. Kemi gjetur krimba në ushqim”, tha Peaty.
Nga ana tjetër, edhe sportisti italian, Thomas Ceccon, i cili në Lojërat Olimpike fitoi medaljen e artë 100 metra not shpine për meshkuj dhe të bronztën në stafetën 4×100 metra stil i lire, duket se nuk është i kënaqur me kushtet në Paris.
Kujtojmë se përmes rrjeteve sociale, ditën e djeshme, ai ka bërë me dije se kushtet nuk janë të duhurat për sportistët, e si pasojë ka zgjedhur të kalojë natën në një park. Ceccon thotë se veç faktit që nuk ka kondicioner e është shumë vapë, edhe ushqimi është shumë i keq. /vizionplus.tv