ITALI – Një i burgosur 55-vjeçar me origjinë shqiptare është vetëvarur mbrëmjen e kaluar në burgun e Biellës, raportojnë mediet fqinje.
Kjo është vetëvrasja e 64-të që nga fillimi i vitit, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Policisë së burgjeve, Gennarino De Fazio.
“Në indiferencën thelbësore të qeverisë, masakra në burgjet e vendit nuk ndalet dhe kemi një numër absurd vdekjesh si kurrë më parë më parë”, tha ai./vizionplus.tv