Atletiko Madrid ka kryer një nga goditjet me të mëdha të merkatos së verës. Spanjollët vendosen të investojnë një shumë të madhe që shkon deri në 95 milionë euro për të blerë nga Manchester Cirty, kampionin e botës Julian Alvarez.
Ky i fundit kishte kërkuar vetë të largohej nga skuadra angleze për shkak të konkurencës dhe faktit që nuk po gjente dot minuta të plota si titullar te qytetarët.
24-vjeçari u transferua dy vite me parë tek Manchester Cirty nga për 17 milionë euro, por konkurenca me Erling Haland e la në hije.
Gjithsej në 54 takime në sezonin e fundit në të gjitha kompeticionet ai shënoi 19 gola dhe dha 13 asist.
Tani argjentinasi do luajë në Madrid teksa kartoni i tij është vlerësuar 82 milionë euro plus 13 milion euro të tjera bonuese.
Te skuadra e Simeones ai do të zvëndësoje Alvaro Moratën e larguar te Milani. Megjithatë Atletiko Madrid kanë marrë në repartin ofensiv edhe shtatlartin Sorlot nga Villareal.
Të gjitha këtio lëvizje kanë bërë që Atletiko Madrid të pranojë ofertën 40 mln euro të Chelsea për sulmuesin e talentuar të madrilenëve Omorodioni./vizionplus.tv