Zyra e OKB-së për Shërbimet e Mbikëqyrjes së Brendshme (OIOS) thotë se nëntë anëtarë të stafit të UNRËA-së mund të kenë qenë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit, duke shtuar se ata janë pushuar nga puna.
Mediat e huaja bëjnë me dije se OIOS publikoi gjetjet e saj nga hetimi i 19 stafit të UNRËA-së mes akuzave për përfshirjen e tyre në sulmet e armatosura në Izraelin jugor.
“Në një rast, OIOS nuk ka marrë asnjë provë për të mbështetur pretendimet për përfshirjen e anëtarit të stafit, ndërsa në nëntë raste të tjera, provat e marra nga OIOS ishin të pamjaftueshme për të mbështetur përfshirjen e punonjësit. Në lidhje me nëntë rastet e mbetura, provat e marra nga OIOS treguan se anëtarët e stafit të UNRËA mund të jenë përfshirë në sulmet e armatosura të 7 tetorit 2023. Punësimi i këtyre individëve do të ndërpritet në interes të Agjencisë”, thuhej në një njoftim.
Në janar, Izraeli akuzoi anëtarët e stafit të UNRËA-s për nxitjen e sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.