Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ka folur për incidentin që i ndodhi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në aerportin e Shkupit, para disa ditësh. Kurti në konferencë për media deklaroi se raste të tilla më nuk do të përsëriten.
“Sjellet e shëmtuara, shkeljet e rregullave e që të gjitha këto që janë thënë tashmë do të zbardhen nga një raport zyrtar pas hetimit përkatës. Dhe unë me çfarë kam dëgjuar sot dhe duke parë komunikatat dhe qëndrimet e dy ministrive tonat të jashtme, jam shumë optimist për të ardhmen, se nuk do të përsëriten më situata të tilla dhe njëkohësisht keqardhja që është shprehur më herët publikisht është përsëritur edhe sot në takim”, tha ai.
Sipas Presidencës, sigurimi i aerortit i kishte kërkuar presidentes Osmani, skanimin e telefonit për çka kjo e fundit nuk kishte pranuar.