Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi ka reaguar pas takimit të kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti me kryeminstrin e Maqedonisë së Veriut Hristjan Mickovski, ku në këtë takim kryeministri Mickovski i akuzoi presidenten Osmani se nuk u është nënshtruar kontrolleve.
“Nuk kishte gjë më të lehtë për ta parashikuar. Sigurimi i Gashit u suspendua, plus padi penale. Mickoski akuzoi Vjosa Osmanin, duke thënë se kontrolle të tilla i janë bërë edhe atij dhe presidentes, por duke injoruar shtyerjen fizike dhe tentimin për vonesë të aeroplanit.
Paramendoni sa mund t’i mbrojnë qytetarët, këta që nuk ditën të mbrojnë presidenten dhe sigurimin e vetë.
P.S.
Opozita i ka fajet, opozita e ka shkaktuar skandalin