Izraeli ka rritur ndjeshëm sigurinë në vend, pas sulmeve paralajmëruese të Iranit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet, ka ndërtuar një tuenl nëntokësor ku do të strehohet kryeminsitris Beniamin netanyahu dhe gjithë pjesa tjetër e qeverisë në rast të dnonjë sulmi nga ana e Itanit.
“Bunkeri i komandës dhe kontrollit” i sapopërgatitur është “i destinuar për zhvillimin e luftërave nga elita e sigurisë politike të shtetit. Objekti nëntokësor ështëi lidhur me bazën ushtarake Kirya në Tel Aviv, dhe në “të gjithë bunkerët e tjerë” të përhapur në të gjithë Izraelin.Ai lejon një qëndrim të gjatë dhe është imun ndaj të gjitha llojeve të armëve,” tha gazetari Ben Caspit.
Izraeli aktualisht po përgatitet për një sulm nga Irani, të cilin zyrtarët iranianë janë zotuar ta nisin si hakmarrje për vrasjen e dyshuar të Izraelit të liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran në fillim të kësaj jave.
Zyrtarët amerikanë i thanë Axios të shtunën se ata presin që sulmi të fillojë të hënën dhe se forcat libaneze të Hezbollahut mund të marrin pjesë në hakmarrje për vrasjen nga Izraeli të komandantit të tyre, Fuad Shukr, në Bejrut të martën.