Flamuri turk u valëvit në gjysmështizë të premten në ndërtesën e ambasadës së vendit, që ndodhet në Tel Aviv, për të përkujtuar Ditën Përkujtimore të Ismail Haniya të shpallur nga qeveria Erdogan.
Pas kësaj lëvizjeje, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, urdhëroi që të thirret për qortim zëvendësambasadorja turke, duke thënë: “Nëse përfaqësuesit e ambasadës duan të mbajnë zi, le të mbajnë zi në Turqi me Erdoganin, i cili përqafon organizatën terroriste”.
Vihet re se qeveria e Turqisë ka shpallur zi kombëtare për ditën e sotme, ditën kur Haniya është varrosur në një periferi të Dohas./vizionplus.tv