Arbër Hoxha e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Kroaci.
Futbollisti i kombëtares ka shënuar për Dinamo Zagreb në sfidën kundër Istra 1961.
Pas një pasimi të Pjacës në minutën e 13-të, Hoxha kaloi ekipin e tij në avantazh falë një goli me kokë. Ndeshja u mbyll me goleadë për vendasit.
Pavarësisht ofertave, Dinamo Zagreb vendosi të mos e shesë Hoxhën, duke e konsideruar një pikë të rëndësishme në formacion për sezonin e ri. /vizionplus.tv