Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi zhvilloi një garë mjaft të mirë në lojërat olimpike që po mbahen në Paris.
Ajo mori medaljen e argjendtë në xhudo, duke treguar edhe njëherë vlerat e larta që ky sport mbart në Kosovë.
Sot xhudistja Krasniqi ka bërë një psotim në rrjetet sociale ku nuk i fsheh aspak emocionet e kësaj arritjeje.
Postimi:
Ky rrugëtim ka qenë me sakrifica te panumërta, punë dhe përkushtim por gjithçka ja vlejti ne fund. Jam shume krenare që përfaqësoj vendin tim dhe të sjell këtë arritje të jashtëzakonshme në Kosovë
Një falënderim i madh për trajnerin tim të mrekullueshëm, ekipin, familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe besimin në mua. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse.
Kjo medalje e argjendtë është e veçantë pasi është medalja ime e dytë Olimpike, e para në Tokyo 2020 e fituar ne një kategori tjetër.
Jam shumë e lumtur që arrita në finalen olimpike edhe një herë dhe mirënjohëse për mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë.
Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm.