Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, planifikon të takohet këtë fundjavë me kandidatët e saj të mundshëm për nënpresidentë për të bërë zgjedhjen e saj përfundimtare mes tyre, sipas dy burimeve me njohuri për procesin. Harris pritet të zgjedhë një kandidat deri të hënën dhe të shfaqet me të të martën në Filadelfia. Stafi i saj po përgatit edhe një njoftim në rrjetet sociale për zgjedhjen e saj.
Gjatë fundjavës, ajo do të takohet me guvernatorin e Pensilvanisë, Josh Shapiro, senatorin Mark Kelly, guvernatorin e Minesotës, Tim Walsh, guvernatorin e Kentakit, Andy Beshear, sekretarin e transportit Pete Buttigieg dhe guvernatorin e Illinois, J.B. Pritzker, thanë burimet.
Zgjedhja e zëvendëspresidentit të saj është një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës politike të Harris, pasi ajo përpiqet të mbledhë me nxitim stafin e saj përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit. Lista e kandidatëve tani përfshin vetëm burra të bardhë që kanë fituar zgjedhjet duke fituar besimin e votuesve të bardhë ose të pavarur. /vizionplus.tv