Një legjendë kundër një sportisti që tashmë është në rrugën e tij për t’u bërë një i tillë.
Turneu i tenisit në Lojërat Olimpike në Paris do të përplasë në finale Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz.
Dy tenistët kanë pasur sukses në fushat e Roland Garros, ndaj e diela do të jetë një ditë e veçantë në Lojërat e Parisit.
Djokovic arriti në finale pas fitores ndaj Lorenzo Muzetit – 6:4, 6:2.
Pak më herët, Alcaraz e kapërceu shumë më lehtë pengesën e tij në gjysmëfinale kur ishte më i mirë se Feliks Ože-Alijasim (6:1, 6:1).
Në njërën anë 24 tituj Grand Slam, në anën tjetër një i ri 21 vjeç për medaljen e parë të artë olimpike. /vizionplus.tv