Mikel Merino është afër bashkimit me skuadrën e Arsenalit.
Mesfushori spanjoll ka arritur marrëveshje personale me ekipin anglez.
Lajmet e fundit thonë se të dy ekipet janë afër arritjes së një marrëveshjeje, pas disa ditëve mes negociatash.
Kjo lëvizje Arsenalit pritet t’i kushtojë rreth 30 milionë euro.
Merino ishte fantastik për Spanjën në Euro 2024, vlen të ceket goli i tij në kohën shtesë përballë Gjermanisë, që ia siguroi atyre gjysmëfinalen.