Në Aeroportin e Shkupit, incidentin i ndodhur sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se po merr përmasat e një skandali ndër-shtetëror.
Presidentes Vjosa Osmani iu mor pavullnetshëm çanta personale nga pala maqedonase në aeroport, ndërsa telefonin nuk ua dorëzoi Presidentja. Asaj qëllimshëm iu vonua edhe fluturimi me aeroplan drejt Lubjanës.
Gazetari Valon Syla ka dhënë se ky është një skandal, dhe se diplomacia e shtetit të Kosovës duhet të reagoj sa më parë.
“Përpos që është incident i rëndë, mund të merret edhe si provokim. Cila është nevoja e shtetit maqedonas që t’i merret telefoni presidentes së Kosovës, as një qyetetari të rëndon nuk i merret, lërë më presidentes. Sigurisht që është provokim. Diplomacia e shteti i Kosovës duhet të reagojë shpejtë”, ka thënë Syla në Pressing.