E premtja është shpallur ditë zie kombëtare për vdekjen e Ismail Haniya në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.
E premtja është ditë lutjeje për muslimanët dhe e nesërmja përkon me varrimin e Ismail Haniya në Katar.
“Për të shprehur mbështetjen tonë për luftën palestineze dhe solidaritetin tonë me vëllezërit tanë palestinezë, nesër, e premte, 2 gusht është shpallur zie kombëtare njëditore, për shkak të martirizimi i kreut të Byrosë Politike të Hamasit Ismail Haniya. I kujtoj me nderim Ismail Haniya dhe të gjithë dëshmorët palestinezë dhe si në emër të vetes ashtu edhe të kombit tim, i shpreh ngushëllimet e mia popullit palestinez”, shkruan në Platformën X, presidenti turk.