Rei Manaj zhvilloi një sezon fantastik vitin e shkuar në superligën turke, duke u rënditur i treti për sasinë e golave të shënuar pas emrave të mëdhenj si Ikardi dhe Dzeko.
Forma e tij e mirë e treguar edhe në kampionatin Europian bëri që mjaft klube të shfaqnin interes për të, por asnjëra nuk ofroi aq shumë sa të kënaqte dëshirat e Sivaspor.
Këtë të mërkurë paradite, numri një i pankinës së klubit turk, Bulent Ujgun është pyetur nga gazetarët për Manajn, i cili tha se Sivasspor ka marrë oferta prej 6-7 milionë euro për yllin kuqezi, por kjo shifër nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tyre.
“Janë 3-4 skuadra që e duan. Nëse këto skuadra nuk ofrojnë aq sa duam, drejtuesit tanë nuk duan të heqin dorë. Për momentin ofertat nuk e arrijnë dëshirën tonë, japin 6-7 milionë euro. Nëse shuma nuk arrin atje ku duhet, ne nuk e lëshojmë Manajn”, tha trajneri.