Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Palmas të Spanjës, pasi tentoi të grabiste një banesë.
Mediat vendase raportojnë se ka qenë pronari i banesës i cili ka telefonuar emnjëherë policinë, kur ka parë se në shtëpinë e tij kishte hyrë dikush për të grabitur.
I riu shqiptar sapo ka “nuhatur” që është parë nga pronari i shtëpisë ka tentuar të largohet, por ka mbetur në vend, pasi në momentin që tentoi të hidhet nga muri ka thyer të dy kuyçet e këmbëve.
Ai ëshët ruajtur nga vetë pronari i banesës deri sa erdhi policia, e cila në momentin që po e arrestonte ka vënë re kyçet e fryra të këmbëve.
Nisur nga dëmtimet e marra nga i arrestuari, agjentët kanë kërkuar një ambulancë që e dërgoi në spitalin Son Espases.
Duhet theksuar se në momentin e tentativës për grabitje në shtëpi ndodheshin pronari dhe dy fëmijët e tij.