Vetëm 6 ditë më parë Rita Ora ishte me pushime në Itali por duket se nuk mjaftuan. Edhe pse këndoi për 50,000 njerëz në Lituani të premten mbrëma, lajme të papritura vijnë nga këngëtarja.
Dje, siç tregoi ajo, ajo u dërgua në spitalin e Budapestit me mjekët që e udhëzuan të pushonte dhe kështu u detyrua të anulonte paraqitjen e saj të planifikuar në Campus Fesztivál.
“Ju lutemi falni këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por për fat të keq nuk do të mund të performoj në Campus Fesztivál sonte. Pasi kam kaluar natën në spitalin e Budapestit, më duhet të pushoj mirë dhe të ndjek urdhrat e mjekut.
U kërkoj falje fansave të mi që do të jenë sot aty dhe e vlerësoj shumë mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar ajo.
/vizionplus.tv