Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun si ditë përkujtimore të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës.
Nga mbledhja e qverisë kryeministri Albin Kurti tha se ky është një veprim fisnik në emër të Kosovës.
“Ne sot po i bashkohemi memorializimit të 11 korrikut si ditë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, bazuar edhe në rezolutën që kemi miratuar në Kuvendin e Kosovës, që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Ky është veprim fisnik e i duhur, në emër të Kosovës, të universales sonë njerëzore, e të dëshirës sonë për drejtësi dhe paqe. Që të mos harrohet e të mos përsëritet më gjenocidi, as në Bosnjë dhe Hercegovinë, as në Kosovë, e askund tjetër në rajonin tonë dhe në botë”, tha Kurti.
Kuvendi ka miratur rezolutën për dënimin e gjenocidit disa vite më parë ndërkohë që në muajin maj dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të bashkuara e shpalli 11 korrikun ditë ndërkombëtare përkujtimore.
Në masakrën e Srebrenicës, më e rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, forcat serbe vranë më shumë se 8000 mijë djem dhe burra muslimanë.
Në javën e dytë të korrikut të cdo viti mijëra njerëz nga rajoni dhe vende të tjera marshojnë në atë që është quajtur rruga e vdekjes, në përkujtim të viktimave./vizionplus.tv